https://plus.google.com/112499156457389389413/posts

Seedorf: Falenderoj te gjitha,po leshoj nje familje! – Galliani: Me arritjen e Clarence filloi nje Milan i madh.Numri 10 i takon Ibrahimovic

Perfundon ketu konferenca ne Sallen e Kupave te Via Turatit e Adriano Gallianit dhe Clarence Seedorf,ci ili ka zyrtarizuar largimin nga Milani pas Nestes,Inzaghit,Bommelit,Gattusos dhe Zambrottes.

Seedorf: “Kam ndegjuar Ancelottin,me te cilin kam nje raport te mrekullueshem.Kam kerkuar edhe Capellos disa keshilla,pikerisht sikur kur duhej te vija ketu”

Seedorf: “Ishte i bukur aplauzi i Camp Nou ne Prill.I falenderoj te gjithe tifozet sepse fale tyre kam dhene maksimumin gjithmone.Kam kerkuar gjithmone te jap diqka me shume dhe me vjen keq nese nuk kam firmosur ndonje autograf ne te kaluaren.Por nuk do ndalem kurre qe ta bej kete ne te ardhmen.Kur mundem jame gjithmone ne dispozicion dhe eshte nje gjest per te falenderuar ate qe me ka bere tifo”.

Seedorf: “Prej Clarencit te dites se pare ka mbetur gjithqka.Eshte rritur.Eshte bukur te jesh aty ku gjithqka lindi.Ishte nje zgjidhje delikate dhe jam krenar per ate qe arrita te bej ne fushe,por do mbaj ne zemer te gjithe raportet personale qe kam krijuar.Kur kalon 10 vite ne nje klub dhe nuk le asgje,ateher ke jetuar na vakum”.

Seedorf: “Montolivo hyn e idet e Allegrit.Ka bere mire si ne Fiorentina ashtu edhe ne kombetare.Mund te bej mire dhe ketu dhe te jap kontributin e tij.Jam i lumtur qe ka arritur sepse e njoh personalisht dhe eshte kohe e gjate qe deshironte te vinte tek Milani”.

Galliani: “Clarence eshte i huaji me me se shumti prezenca ne Milan,me shume se 400 ndeshje me fanellen tone.Ka luajtur shume mire ne keto 10 vite.Ka luajtur nje mesatare prej 43 ndeshjesh ne vit,nje statistike e jashtezakonshme.Nuk e di nese mund te jete dikush qe mund ta thej kete rekord”.

Seedorf: “Edhe pas shume largimeve,te rinjte duhet te mbajne vlerat e Milanit.Siq kemi bere ne,duhet ta bejne edhe ata qe kane qendruar dhe te jene shembuj per te rinjte”.

Galliani: “Per sezonin e ardhshem mungon ende nje mesfushor.Kemi pasur lendimin e Muntarit qe eshte zevendesuar nga Constant”.

Seedorf: “Ne kete moment gjeja qe me pelqen te bej me shume eshte te luaj.Jam ende mire dhe dua te vazhdoj.Ne te ardhmen dua te bej trajnerin apo drejtuesin,por tani eshte heret per keto gjera.Une dua ende te kenaqem dhe te jem kompetitiv ne fushe”.

Galliani: “Tek Milani ka qene gjithmone nje dhome e zhveshjes e rendesishme,qe ishte baze e gjitha sukseseve.Tani ka persona te ndryshem respektivisht nga disa vite me pare,ndoshta duhet te punojme ne drejtuesit per te bere dhe rikrijuar nje dhome te tille si te 2007.Nga ajo skuader ka mbetur vetem Ambrosini.Kurre me pare si kete vit kemi pasur shume largime”.

Seedorf: “I kam thene Ibres qe ka gjithe kualitetet qe te jete numri 10 i Milanit”.

Galliani: “Fanella numer 10 ka nje pronar.Do jete e Ibrahimovic”.

Seedorf: “Do te vazhdoj te luaj.Kam shume propozime edhe pse kam 36 vjet,por kete moment dua tia dedikoj vetem Milanit.Qfare Milani leshoj? Leshoj nje skuader qe deshiron te mbes kompetitive.Eshte e nevojshme te krijohet nje skuader siq ishim ne disa vite me pare.ADN e Milanit do jete e rendesishme per te qendruar ne krye ne Itali dhe Europe.Kryesia ka ekpserience per te perballuar largime kaq te rendesishme.Seedorfi i ri?Nuk dua te bej krahasime,por ka shume talenta,por per te arritur ate qe kane fituar njerez si Maldini e Costacurta duhet shume sakrifica.Sot,ne krahasim me te kaluaren nga kjo pikepamje gjerat kane ndryshuar.Uroj qe te shoh,perveq talentit edhe te rinje qe kane karakterin qe te arrijne dhe te qendrojne ne krye”.

Seedorf: “Dua te provoj nje eksperience te re,ka arritur momenti te ndryshoj.Do mbaj mbrapa vetes gjithe ata qe takova ne Milanello,qe ishte shtepia ime per tere keto vite.Dhe do mbaj nezemer stadionin e San Siros ne ndeshjen ndaj Manchesterit.Ky ishte sezoni me i veshtire per mua tek Milani.Ate mbremje ishte nje stadion qe na karikonte qmendurisht”.

Seedorf: “Falenderoj te gjithe qe jane ketu sot.Kete mengjes dua te flas vetem per keto 10 vite qe kam kaluar tek Milani,per te ardhmen mendojme nga neser.Mund te them qe kam shume propozime,duhet te vleresoj shume aspekte,si familjen,dhe me pas vendos.Nuk ka qene kurre problemi im paraja ne karrieren time.Kam kaluar 10 vite intenzive tek Milani,shume vite kane kaluar shpejt edhe pse kane qene pozitive.Falenderoj Presidentin,Gallianin,te gjithe ata qe punuan dhe punojne ne Milanello,tifozet qe shpresoj ti pershendes ne menyren qe meritojne dhe te gjithe gazetaret italian me te cilet kam hyre ne kontakt ne keto 13 vite qe kam luajtur ne Itali.Gjysmen e karrieres sime e kalova tek Milani,me shume bashkelojtare te mi kam kaluar momente te bukura.Deri para disa ditesh nuk kisha vendosur ende asgje,vendimi te le Milanin ishte para pak kohesh.Me vjen keq shume te leshoj Milanin sepse ishte nje familje e vertet.Vazhdoj karrieren time si futbollist ne nje skuader tjeter,do marr gjithe kohen e duhur qe te bej zgjidhjen me te mire”.

Galliani: “Ne gjithe keto vite kur Milani ka luajtur mire,Clarence Seedorf ishte gjithmone ne fushe.Eshte nje super lojtar,si gjysmemesfushor krahu ashtu si trekuartista.Ne Championsin e 2006/07 ,ne nje nder ndeshjet me te rendesishme ne Mynih ,ku Clarence shenoi nje gol.Ka debutuar me Milanin kunder Slovan Liberec,qe ishte ndeshja e rendesishme per kete sezon sepse pa ate Champions nuk do vinte as Nesta.Milani i madh i viteve te fundit filloi me ardhjen e Seedorf ne Milanello ne veren e 2002-tes.Ishin 10 vite te mrekullueshme.Une mendoj se Clarence ne te ardhmen mund te bej ende mire dhe besoj qe ka karakteristika dhe kualitete te medha per te bere trajnerin dhe drejtuesin”.

- Clarence Seedorf ka kerkuar nga Milani Sallen e Kupave si lokacion tekonferences se tij per shkak se “eshte vendi ku filloj gjithqka”.

-Emisioni direkt ne MilanChannel fillon me nje video mbi karrieren e Seedorf me fanellen rossonere,me te cilen ka marre shume suksese,ne veqanti 2 Champions League.
Clarence ka debutuar me Milanin ne pjesen e dyte t eMilan-Slovan Liberec,pre eliminare e Champions League,me 14 gusht 2002,duke bere qe te filloj goditja e lire qe fale prekjes se Inzaghit zhbllokoi rezultatin per 1-0.Ne sezonin e pare fitoi Champions League dhe Copppa Italia.Me pas arriten Superkupa Europiane dhe Scudetto ne 2003-04,Superkupa ITaliane ne 2004-05,Champions League ne 2006/-7,Superkupa Europiane dhe Boterori per klube ne 2007/09,si dhe Scudetto ne 2010/11 dhe Superkupa Italiane ne 2011/12.

Clarence ka luajtur me Milanin 432 ndeshje zyrtare,ka shenuar 62 gola.

Rekordi i tij i paraqitjeve zyrtare ishte ne 2006/07: 51 ndeshje te luajtura.

Rekordi i golave ne fakt eshte 10,si ne 1006/07 ashtu edhe ne 2007/08.

Faleminderit per gjithqka PROFESOR,do mbetesh gjithmone ne zemrat tona./acmilan-shqip.org

0 comments