https://plus.google.com/112499156457389389413/posts

Deklarata komplete e Allegrit, “Synojmë Skudeton”

“Ne duhet të fitojmë grupin në Ligën e Kampionve. Objektivi ynë është të fitojmë në grup dhe të kemi më shumë gjasa për 1 të 8tën e finales. Krahasuar me sezonin e kaluar ne nuk do të përballemi me ndonjë top ekip, por janë 3 skuadra shumë të forta që e balancojë grupin. Zeniti është rivali ynë më i madh. Ata kanë fituar titullin në Rusi për 2 vite radhazi, gjithashtu Spalletti është trajner i madh. Do të jetë shumë e rëndësishme të fillojmë Ligën e Kampionve me fitore kundër Anderlecht.”

“Në këto ditët e fundit të tregut ne kemi qenë të gatshëm të sjellim disa lojtar të rëndësishëm. De Jong do të jetë i gatshëm për Bolognan, por ndoshta nuk do të startojë, edhe pse ai do të jetë pjesë e ekipit.”

“Transfer i minutit të fundit? Pyeteni Gallianin, ai bëri të gjitha këto blerje të mëdha në treg që kanë forcuar ekipin.”

“Nëse ne do të luftojmë për Skudetto? Edhe pa ardhur këta lojtarë unë nuk kam thënë se ne nuk do të luftojmë për tri vendet e para, ju duhet gjithmonë ti mbani qëllimet lartë me ekipin. Ne do të duhet të luftojmë për vendet e para dhe ta kalojmë grupin në Ligën e Kampionve, ndoshta edhe të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar.”

“Mexes? Ai do të luaj me Primaverat nesër, sepse ka nevojë për disa minuta në këmbët e tij.”

“Unë ende kam mëdyshje në lidhje se kush do të startojë në mbrojtje kundër Bolognas nesër. Të gjithë ata luajtën mirë por në duhet të përmirësohemi. De Sciglio do të startojë nesër. Zapata dhe Acerbi duhet të rriten. Për momentin do të jetë Antonini ai që do startojë në krahun e majtë. Bologna luan shumë mirë në aspektin defanziv. Ata kanë Diamantin, Aquafreskan dhe Gilardinon përpara dhe janë një ekip mjaftë mirë i organizuar. Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Bolognas, në duhet të harrojmë rezultatin nga ndeshja e kaluar. Bonera do të startojë nesër dhe bashk me të Yepes ose Acerbi. Gjithashtu në sulm do të starojnë Pazzini dhe El Shaarawy. Gjendja e Boateng po ndryshon, kjo është normale pasi që edhe situata me sulmuesit ka ndryshuar. Ai do të jetë trequartista kundër Bolognas. Acerbi ka luajtur 15 ndeshje me Chievon dhe ai është i ri dhe mund të bëjë gabime, megjithatë ai mund të startojë nesër.”

“Milani ka bërë një treg të madh. Ne e njohim Bojanin, ai është lojtar i madh që ka shumë kualitet. Ai ka bërë gjëra të mëdha te Barcelona. Ne bëmë mirë në treg me shkëmbimin e Cassanos me Pazzinin. Ne gjithashtu kemi Paton. Bojan mund të luaj si sulmues i parë edhe pse nuk e ka fizikusin për atë. Mesfushorët do të sulmojnë shumë. ”

“Filozofia e lojës sonë është e njejta që kemi filluar ta përdorim qe 2 vite më herët. Për të fituar ndeshje juve ju nevojiten kampion si Ibra, Ronaldo, Xavi apo Messi. Jo të gjithë i kanë ata.”

“Nëse nuk do të isha entuziast për këtë ekip, do të largohesha. Unë e di se kur aq shumë lojtar të rëndësishëm largohen nga ekipi, ju duhet të rifilloni nga asgjëja. Ne kemi shumë lojtar të ri. Vetëm Robinho dhe Pazzini janë 28 vjeqarë. Ne duhet të dallojmë Milanin e vjetër, Milani i cili kishte lojtarët e kaluar deri më 30 Maj.”

“Unë isha i nervozuar për humbjen e fundit pasi që ne pranuam gol nga një gabim i cili erdhi nga gjuajtja nga këndi. Ne do të luajm për tri vendet e para në Serie A. Vendi i parë në grupin e Ligës së Kampionve është qëllimi minimal.”

“De Jong është lojtari që na ka munguar në mesfushë. Ne kishim vetëm Ambrosinin në atë pozitë.”

“Ne duhet të harrojmë Milanin e sezoneve të kaluara, ky është një Milan i ri. Ne kemi nevojë për kohë.”

“Ne jemi mjaftë mirë të mbuluar në të gjitha departamentet dhe nuk besoj që në këto orët e fundit ndokush mund të vijë. Me lojtarët që kam tani në dispozicion, kam disa mundësi taktike. Mbrojtje me 3 lojtarë ? Kam lojtarët e duhur për këtë, mirpo sekreti nuk qëndron te moduli por te mentaliteti.”

“De Jong do të udhëtojë në Bologna mirpo nuk do të startojë. Ai do të jetë në bankën rezervë dhe do inkuadrohet në pjesën e dytë. ”

“Ne kemi një skuadër të rëndësishme, me lojtarë interesant dhe të ri. Niang është lojtar për ekipin e parë, ai nuk do të luaj me Primaverat.  Ai ka kualitete të mëdha, mirpo ne nuk duhet ti bëjmë atij shumë presion El Shaarawyt apo De Sciglios.”

“Juventus ende është favorit për Skudeto por ne do të luftojmë që ta fitojmë atë.”

“Kaka? Ju duhet ta pyesni Gallianin, në treg kurr nuk i dihet. Vetëm shikoni rastin e Berbatovit.”

Etiketat: , , , ,
0 comments