
Më vjen keq që shkrimin tim të parë duhet ta bëjë pas “stinës merkatos”. Ajo është periudha ime e urryer. Kur flitet,flitet e flitet. Të ne në Itali, rezultatet janë kryesisht të njëjta. Gjithmonë kemi një Juventus që duket “mbret” i merkatos, bënë aq shumë goditje në merkato, e që në fund mbase një del e qelluar, një Inter më plotë emra të destinuar për të dështuar, një Milan më merkato si gjithmonë të kontestuar nga vet tifozët. Kur jemi të Milani, “gogoli” i Fair Play Financiar, si duket ka brengosur si shumë kësaj radhe Gallianin. E në fakt FFP ka diktuar pothuajse totalisht merkaton e kësaj vere. Kemi qenë dëshmitar së pjesa dërrmuese e klubeve kanë qëndruar në pat-pozicion. Nuk kanë bërë shumë çmenduria,por edhe nuk kanë punuar shumë në përmirësimin e bilanceve skandaloze financiare. Kjo sepse pak kush beson në efektivitetin e FFP? Apo ajo tjetra,që e thotë Perinelli? FFP është një rregullore që lënë aq shumë hapësira manipulimi e keq interpretimi. Përse Galliani i frikësohet kaq shumë FFP derisa PSG dhe Juventus e injorojnë totalisht? Eh ju them një emër: Platini. Dhe “dashuria”e pafund për Milanin! Që ta qartësojmë, Gallianin e konsideroj si një ndër personat më të shquar në punën që bënë. Por thjesht, çdo veprim i Gallianit, është bërë nën presionin “Platini”. Miq të mijë, unë jam njëri ndër 70 milionë “trajnerët” Italian. Për këtë them se Milani në esencë, gabimin kryesor e ka bërë tek çështja e trajnerit! E dini, “ombrella” e vetme në mes trajnerit të Milanit dhe Berlusconit ka qënë gjithmonë Galliani. Besomëni, më së miri e din këtë Ancelotti (do shkarkohej qysh ne maj 2002!), të mos flasim për Zaccheronin (“që Berlusconi do ta shkarkonte “367 herë” në vit”-Galliani). Më gjasë e dini së Allegri ka mbetur pa “cadren” e tij. Dhe patjetër do dal i lagur. Tetor, nëntor nuk e di. Në fund humbet Milani, që këtë çështje nuk e ka zgjidhur më kohë. Siç e dini, jam tepër skeptik për Allegrin dhe përceptimin e tij të futbollit, por nga përvoja them së më se miri do të ishte që ai të përfundonte këtë sezonë të Milani. Kam dyshime serioze, së ai do jetë “koka turkut” e fazës transitore. Për nga emrat e ardhur këtë verë, e di që nuk jeni të kënaqur. Stam, Nesta, Maldini, Kaka, Crespo, Inzaghi, Cafu, Pirlo, Sedorf, Shevchenko… nuk ju kanë kënaqur. Çka është kjo skuadër “pleqsh”, ka qenë konstatimi juaj verën e 2005!! Po, po. I shumicës. Ju sfidoj, lexojeni komentet tuaja nëpër forumet e ndryshme të asaj kohe. E tani të bëjë edhe unë pak të mençurin. Jeni koncentruar si shumë tek mbrojtja. KUJDES! Milan, ka 12 mesfushorë, por i vetmi më “këmbë të mira” është Montolivo! Vitin e kaluar ishin Merkel, Aquilani e Seedorf. Që për shkak të 1001 arsyeve patën sezonë skandaloze. E tani?? I largon të gjithë, merr vetëm Montolivon. Kjo është më serioze sesa mbrojtja që ka një të ardhme të mirë. Milani, ka dy krahët e djathtë më të mirë në serie A (e pabesueshme!). Në qendër ka Mexes, që për mua mos largimi i tij është përforcim i jashtëzakonshëm për Milanin. Zapata nuk ka harruar të luaj futboll për një vit, mos harroni! Më intrigon sulmi i Milanit, të tërë lojtarë më krenari të lënduar. Pazzini, Bojan lojtarë që janë shpallur të mbaruar. Të jetë kështu vallë? Nuk ma do mendja! Për Faraonin, ky është një sezon i jetës. Ose bëhet lojtarë i vërtetë,ose do përfundoj si Paloscchi më shokë! Nuk ka rrugë të mesme. Sikur që merkatot e mjerueshme në Itali, që janë bërë lehtë të parashikueshme, edhe fundi do jetë lehtë i lexueshëm. Mos keni frikë, ky Milan nuk do përfundoj në Serie B, mos u entuziazmoni as Ligën e Kampionëve nuk e fiton. E gjëja më e mirë që do i ndodh këtij Milani, janë zgjedhjet në Itali, të cilat janë në pak pas përfundimit të merkatos së Janarit. E kuptuat? Padyshim, një film i parë më mijëra herë.
Marco Cherubini,MEDIASET
(per: acmilan-shqip)




