https://plus.google.com/112499156457389389413/posts

Hesapet mas pazarit!

Pas përfundimit të afatit kalimtar si zakonisht duhet të bëjmë një përmbledhje si ka kaluar pazari veror, ngjashëm si bëjnë tregtarët e zot çdo mbrëmje dhe ata më përtacë çdo tre muaj.

 

Në vitin 2003, 2006, 2009 dhe këtë vit Milani ka pasur bilanc pozitiv në afatin kalimtar të verës. Më 2003 ishim kampion Evrope dhe nuk kishte nevojë për investime (mjaftonin 125.8 milionët e shpenzuar më 2001), derisa në tri verat e kaluara kemi qenë të detyruar të shesim yjet kryesore për të barazuar bilancet. Shevchenko, Kaka, Ibrahimovic dhe Thiago Silva kanë shërbyer për të mbuluar blerjet pa mend në verat tjera gjatë dekadës së fundit. Por, gabimet më të mëdha kanë ndodhur në verat kur kemi shitur yje dhe kemi sjell dështakë për të zëvendësuar të larguarit. Ricardo Oliveira për Shevën, Huntelaar për Kakan, e këtë vit një turmë të rinjsh për Ibrën dhe Silvan. Derisa për Oliveiran pajtohem që ka qenë një eufori e panevojshme dhe dështim, kryesisht i Ancelottit për ta përshtatur, për Huntelaar nuk mund të arsyetohemi asnjëri, e më së paku Leonardo. Nuk ka nevojë për fjalë për të përshkruar suksesin e tij në Shalke. Në fakt është një ndër të paktit që ka shkëlqyer pasi është larguar nga Milani. Gjithashtu edhe shifrat për të cilat e kemi shitur kanë qenë relativisht të mira duke rezultuar me një bilanc të barabartë dhe disa gola që shënoi për një vit.

Ti kthehemi të tashmes. Derisa mungesa e Ibrës nuk do të vërehet assesi, ajo e Silvas s’do të kaloj pa u vërejtur. Fajin më të madh do ta ketë Allegri ose stafi mjekësor! Jo Galliani! Edhe pse ky i fundit duhet të jetë më fajtorë se ata. Ngjashëm si është dashur të durojmë vitin e kaluar për Montolivon në mesfushë, këtë vit duhet të shpresojmë që gjërat në mbrojtje do të bëhen më mirë me ardhjen e Yanga-Mbiwa, edhe pse kurrë nuk e kam parë duke luajtur. Megjithatë besoj që është më mirë nga ato që kemi. Bonera e Yepes nuk janë dyshe për Milanin. Në fakt, Milani duhet të turpërohet me këta dy emra bazë në qendër të mbrojtjes. Do të ketë gabime siç ka pasur më parë. Bonera do të vazhdoj të jetë rrezik më i madh për ne se sa për kundërshtarin. Problemi më i madh është që të dy i kanë ditët e numëruar dhe nuk ja vlen të humbim kohë me ta. Të dy janë në veri të 30tave, ngjashëm si Mexes. I vetmi që mund të ketë të ardhme është Acerbi, e ndoshta edhe Zapata nëse blihet, edhe pse nuk besoj që do të bëjmë një gjë të tillë. Nëse vendosim Mexes e Acerbin, e ndoshta edhe Zapatan atëherë mund të shmangim probleme. Por, Allegri frikësohet të luaj me dy shtatlartë në mbrojtje për shkak të shkathtësisë së kufizuar të tyre. Ka ndodhur më parë kjo dhe do të vazhdoj të ndodh. Nëse vazhdon me këtë filozofi, atëherë Bonera do të jetë startues në shumicën e ndeshjeve. Ana e majtë ta shpif. Emanuelson siç duket do të humb vendin në mesfushë dhe do të mund të detyrohet të kthehet në të majtë. Antonini është ngjashëm me Boneran, e shpresa mbetet tek Villa. Mesbah ka ardhur për të mundësuar Milanin të shes Taiwon për 10 milionë euro tek QPR pasi e kishin blerë falas. Kjo nuk piu ujë dhe arsyetimet se nuk do të blejmë askënd derisa Mesbah është këtu janë absolutisht banale. Ana e djathtë do të jetë e sigurt, së paku për disa vite. Abate me një sezon të shkëlqyeshëm mund të largohet ndokund në Evropë, por askush nuk duket të jetë e interesuar për të mbrojtës të djathtë pasi ka shumë të tillë në treg.

Transferimet në mbrojtje e marrin një dysh minus (2-).

 

Në mesfushë ka pasur më shumë panik se sa ka qenë e nevojshme. Është e vërtetë që na janë larguar shumë lojtarë, por nuk kemi pasur nevojë për lojtarë si Traore e Constant. Megjithatë mendoj që do të shërbejnë mirë si rezerva në rast të dështimit të stafit mjekësor të skuadrës si vitin e kaluar, diçka që ka filluar menjëherë në sezonin e ri.

 

Vitin e ardhshëm do të humbim Ambrosinin dhe Constantin, e nuk besoj që do të vazhdojmë as me Flaminin, sidomos pas transferimit të De Jong. Pra, jemi rehatuar për një kohë të mirë. Nuk kemi të plakur e nuk kemi as të papërvojë. Carmona, Valotti e Innocenti kanë impresionuar e sidomos Carmona në ndeshjet parasezonale. Me ndryshimet në rregullat e stolit mund ti shohim ata më shpesh në lojë dhe mundësi e mirë për një ‘Merkel’ i cili shpresojmë të mos sakrifikohet për lojtarë të kalibrit të Sokratis.

 

Me transferimin Montolivos e De Jongut, nuk mund të fshehim dëshirën e kryesisë për të ndërtuar një dyshe si Pirlo-Gattuso, kokë dhe forcë. Nuk besoj që do të funksionoj pasi Montolivo vendoset shumë në krah duke lënë mesfushorin defanziv të jetë qendër e mesfushës diçka që kemi bërë vitin e kaluar me Van Bommel. Do të nevojitet kohë për të ndryshuar atë filozofi, ndoshta disa javë, por nuk mund të pritet të shkëlqej Montolivo menjëherë. Por, nuk duhet të brengosemi pasi që të dy kanë talent dhe përvojë të dëshmuar. E sa për Traore e Constant, nuk mendoj që nuk janë të denjë për Milanin, por nuk besoj që kanë hapësirë ose duhet të kenë hapësirë para Innocentit, Valottit e Carmonas.

Kaka? Shyqyr që nuk erdhi!

 

Sulmit i është dedikuar më shumë vëmendje dhe përkushtim se sa që është dashur. Më shumë është bërë ‘e madhe’ mungesa e Ibrës, ndoshta për numrin e golave që ka shënuar, se sa mungesa e Ibrës. Derisa mbrojtja mbetet të duroj edhe një vit, sulmi ka siguruar një periudhë shumë më të gjatë edhe se sa mesfusha.

 

Puna më e mirë që ka bërë Galliani ka qenë përfshirja e Ibrës me një pako me Silvan. Si të vetëm Ibrën nuk do të mund ta shisnim kurrë pasi askush nuk do të ofronte më shumë para për të e as rrogë të tillë si PSG. Kemi hequr dy vite të kontratës së mbetur të tij të cilat bëjnë sa shuma për të cilën ka shkuar në PSG. Edhe largimi i Cassanos ka qenë i domosdoshëm. Në fakt Milani ka përfituar shumë më pak nga ai se sa që ka përfituar ai nga ne. Ata që përcjellin kolumnat e mija e dinë që kam qenë kundër ardhjes së tij qysh në janar të 2011tës. Të paguajmë për Pazzinin duke pasur parasysh formën e tanishme ka qenë e marrë. Interi është dashur të paguaj për Cassanon, por nëse shohim të ardhmen, atëherë nuk dyshoj që ne do të përfitojmë më shumë nga Pazzini, për të cilin het-triku ndaj Bolonjës shpresoj të jetë ndezje e një fitili të gjatë të golave. Nuk ka qenë zgjedhja ime e parë, por sigurisht do e zgjidhja para Matrit, Borriellos, Gilardinos e Bendtner.

 

Bojan është vetëm për një vit dhe ato mënyra që shpjegojnë marrëveshjen e tij me Romën e Barcelonën janë vetëm lojë shifrash për të sjell Milanin në një pozitë të favorshme në këtë transferim. Nuk kem pasur nevojë për të, por shpresoj të ia shohim hajrin gjatë këtij sezoni. Për Niang mund të dinë vetëm skautët e Milanin. Shpresoj të mos jenë të njëjtit skautë që kanë sjell Adiyiah tek ne.

 

Është koha e El Shaarawyt të shpërthej këtë sezon, ka hapësirë dhe gjithçka që i nevojitet. Le ta tregojë veten. Ka edhe kohë për faraonin. Robinho po vazhdon me të vjetrën, e fatkeqësisht ashtu po vazhdon edhe Pato. Derisa për Robinjon do të dëgjoja çdo ofertë, për Paton do të refuzoja çdo ofertë. Më quani budalla, por nuk kam ndërmend të heq dorë nga ai. Sezonin e kaluar ka shënuar 4 gola në 19 ndeshje, derisa në sezonin kampion ka pasur 37 ndeshje me 18 gola, e në gjysmësezonin e tij të parë ka shënuar 11 gola në 22 ndeshje. Atëbotë ka qenë i vjetër vetëm 18 vjet. A ka pasur kush performancë të tillë në 6 muajt e parë në Milan edhe atë vetëm si 18 vjeçar. Unë nuk e mbaj në mend. Ai ka kontratë deri më 2014 dhe ka vetëm 23 vjet. Nëse ju jeni dorëzuar pas vetëm një sezoni dëshpërues, unë do të vazhdoj të besoj në të. Nuk i dihet të ardhmes, ndoshta kurrë nuk do të luaj futboll, por shpresa vdes e fundit. E kemi pritur Van Bastenin shumë më gjatë dhe më të vjetër, pse të mos presim Paton, i cili nuk është, dhe ndoshta kurrë nuk do të jetë një MVB, por, siç thashë shpresa vdes e fundit.

 

E ky mund të jetë sezoni i fundit për Abbiatin. Seç kam një ndjenjë se do të kemi një rënie të tij siç kishte ndodhur me Didën. Nuk besoj që 2013 do të jetë e suksesshme për Abbiatin. Mosha e tij ka filluar të vërehet, reflekset nuk janë ato që i kemi parë viteve të fundit. Do të ketë edhe një vit të tij, por nuk besoj për më shumë. Qartazi skuadra nuk beson as në Amelian. Nuk beson aq shumë sa ta lë pa asnjë alternativë. Gabriel duket të jetë pjesë e një plani afatgjatë ngjashëm si Pazzagli. Dëshira e vetme për ta është të mos ju përsëritet fati i Coppolas. E njihni?! Sigurisht nuk e keni parë kurrë, pasi ka qenë i huazuar çdo vit. Fiori ka pasur ndonjë paraqitje aty e këtu, ngjashëm si Roma, por Coppola asnjëherë! Edhe e dimë që Milani nuk u beson portierëve të rinj, edhe pse Abbiati ka shkëlqyer në sezonin kampion të 99tës.

 

Sido që të jetë Milani është në një periudhë sendërtuese. Nuk ja vlen të pritet për tituj së paku këto dy-tri vite. Mos krijoni atë standard. Kështu që nëse shfaqet mundësia dhe fitojmë ndonjë gjë, kënaqësia do të jetë më e lartë. E gjithashtu edhe dëshpërimi më i vogël. I lejoni kohë, pak kohë skuadrës. Unë vazhdoj të besoj në Gallianin, pasi kjo mund të jetë mundësia e tij e fundit për të krijuar një skuadër fituese, ngjashëm si për Berluskonin. Nëse dështojnë, ata humbin më shumë se ne shikuesit. Na nevojitet durim dhe besim.

 

 

Luan Morina

 Kolumnist për ACMilan-Shqip&Shqipmedia

 

 

 

Etiketat: , ,
4 comments
ACmilann
ACmilann

shum mir ka than, plotsisht pajtohna me ty sidomos per keta 3 lojtar si bonera, antonini dhe yepes qe nuk jan lojtar per nje klub siq eshte milano, jan lojtar qe me se tepermi ju kish dasht bolonjes, atalantes ose parmes e jo nje klubi siq eshte milano

Elvis Acm Toska
Elvis Acm Toska

sen ske than , cka poston per nje lojtar qe nuke ke pa duke lujt, pastaj nuk thot nje milanist qe bonera dhe yepes nuk jane per ne, ta kujtojme qe bonera ne champions ka qene i jashtezakonshem, megjithate duhet te vij edhe nje mbrojtes ne milan

KRRYLI
KRRYLI

Ka dicka te vertet ne shkrim, po ka dicka qe nuk qendron. Nuk mundesh me thane se shitja e Ibres asht sen i mire. ibra ashte lojtar i vetem qe ne serie A i fiton vet 10 loje. Kjo ashte humbje per Milanin. Une e kam friken se Milani me do poteza te pamendum don me u transformu ne Ajax. Edhe ata do here jane kane te fort. po sot jane shnderru ne ekip nermesatar.