https://plus.google.com/112499156457389389413/posts

Niang: “Duhet të punoj shumë”

 

Lojtari i ri i Milan dhe njëherit edhe më i riu në moshë shprehet i gatshëm të punoj sa më shumë për të depërtuar sa më mirë në futbollin italian.

Ai shprehet se si lojtari më i ri është pritur shumë mirë dhe ky i respekton të gjithë.

“Kam për të punuar shumë të fitoj besimin e Allegrit dhe të provoj të hyjë në futbollin italian në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të punoj më shumë se lojtarët e tjerë dhe të provoj të shënoj dhe të bëj më të mirën time. Kam zgjedhur Milan dhe jo Everton, dhe kam besim se kam bërë zgjedhjen e duhur. Çdonjëri në Milan ka qenë i mirë me mua. Jam lojtari më i ri në ekip dhe duhet të kem respekt për lojtarët e tjerë. A kam pasur lëndim? Jo. Vetëm isha i lodhur. Ndjehem mirë” – shprehet Niang.

0 comments