Giampolo Pazzini morri topin në shtëpi me vete pas het-trickut të tij për Milanin kundër Bolognas. “Është shenjë për mua dhe ata që besuan në mua.”
Sulmuesi kishte shënuar vetëm pesë gola gjatë sezonit të kaluar me Inter, por në këtë start të ri me Milanin ai shënoi tre herë.
“Unë mendoj që ky top ka domethënje të madhe për mua,” tha ai për Sky Sport Italia.
“Unë së fundi kisha disa muaj të vështirë dhe tani po ndjejë knaqësi të madhe. Është shenjë për mua dhe ata që besuan në mua.
“Kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe ne e fituam, pra nuk do mund të ishte më mirë. Është emocion i mrekullueshëm në startimin e parë timin pas shumë muajve në pankinë.”
Milani kishte humbur 1-0 në shtëpi nga Sampdoria, por me ardhjen e Bojan Krkic dhe Nigel De Jong – të cilët debutuan sonte – a munden ata të garojnë për Skudeto ?
“Fitoret shpesh i largojnë problemet. Një ekip si Milani ka qëllim Skudeton dhe ne do mundohemi deri në fund.
“Ne deshëm të fillojmë kampanjën me një fitore dhe nuk arritëm, por shumë lojtarë të rinjë kanë ardhur dhe ky rezultat na jep një knaqësi të madhe.” /acmilan-shqip






