LIVE MN- Berlusconi s’do të jetë në Milanello, Montolivo OK, Boa jashtë

CALCIO

Ndiqni këtu në AC Milan Shqip risitë që po ndodhin live në Milanello para ndeshjes së fundit në kampionat, ndeshjes ndaj Sienës;

13:17 – Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani predikon qetë për të shmanguar nervozizmin në Milanello.

12.48 - Ekipi do të niset nga aeroporti Malpensa për në Sina në orën 15:45.

12:43 – Sipas raporteve Milan Channel, Massimiliano Allegri dhe presidenti Silvio Berlusconi kanë folur dje në telefon në fund të stërvitjes.

12.40 - Ndërkohë, sipas Milano Channel , Riccardo Montolivo do të shkoj në udhëtimin në Siena, ndërsa Kevin Prince Boateng jo për shkak të një problemi të gjurit.

12.32 - Presidentit i është dashur të anulojë vizitën e tij në Milanello për disa punë tjera të papritura. Ai pritej të shkonte në Milanello në ora 12:30, ku do të drekonte me Allegrin dhe skuadrën.

12:31 - Tani është zyrtare: Berluskoni nuk do të jenë në Milanello. Aty do të jetë vetëm Adriano Galliani, i cili mbërriti 15 minuta më parë.

12:29 – Siç mësuam nga MilanNews.it (Milanello), duket se presidenti Silvio Berlusconi e ka anuluar vizitën. Ka pasur një problem që ka bërë që praninë e tij sot në qendrën sportive të Milanit ta shtyj.

12.22 - Ndërkohë, një lajm i mirë. Me shumë gjasë Montolivo do të luaj nesër ndaj Sienës, ai po kryen stërvitjen rregullisht me grupin.

12.10 -  Tashmë diku pesëdhjetë tifozë dhe shumë gazetarë të pranishëm në Milanello.

12.07 - Ekipi filloi stërvitjen në ora 11 dhe aktualisht ende po punon. Berluskoni do të drekoj me fëmijët dhe me trajnerin Allegri.

12.05 - Presidenti Berluskoni pritet të vij në ora 12.30.

12.00 - Ekipi i Massimiliano Allegri do të përballet me Sienën nesër dhe nëse fiton, sezonin e ardhshëm do të jetë në “Play-Off” të “Champions League”. Pritet presidentin Silvio Berluskoni në Milanello, i thirrur nga Adriano Galliani për të motivuar ekipin.

 

Komentet

comments